Pas shtyrjes që Presidenti amerikan Donald Trump bëri për takimin me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Jong Un ka thënë se Koreja e Veriut është e gatshme të ulet në çdo kohë për të biseduar me SHBA-në, dhe ka theksuar faktin se Trump mund të jetë ndjerë i pasigurtë, arsye që sipas tij mund të ketë sjellë anulimin e takimit.
“Ndoshta Trump është ndjerë i pasigurtë për këtë takim. Koreja e Veriut është e gatshme të ulet në bisedime në çdo kohë. Vendimi për anulimin e samitit është i papritur. Jemi të gatshëm ta zgjidhim këtë problem. Për mua është e vështirë të kuptoj arsyet e anulimit të takimit.”-është shprehur Kim Jong Un.
(F.G/Faxweb.al)