Kryeministri Edi rama mëngjesin e sotëm anuloi takimin me të rinjtë në qytetin e Dibrës, megjithatë e kujton këtë qytet nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai ka publikuar një fotografi të vjetër të Iljaz Pashë Çokut, kryetar i Lidhjes shqiptare të Prizrenit.
“AMARCORD
Kush mendon se Dibra është një nga viset periferike të Shqipërisë, gabohet si në perspektivën e zhvillimit në të ardhmen po ashtu edhe në leximin e së shkuarës.
Iljaz pashë Çoku (Dibra), kryetar i Lidhjes shqiptare të Prizrenit, atdhetar i paqortueshëm dhe protagonist i kësaj fotoje, ishte, së bashku me vetë Skënderbeun, të cilët shumë historianë e konsiderojnë pinjoll të këtyre viseve, bir dhe trashëgues i emrit dhe traditave të mëdha dibranë dhe shqiptarë .”, shkruan Rama.
Kryeministria njoftoi mëngjesin e sotëm për anullimin e vizitës në Dibër të Ramës, duke sqaruar se shkak për këtë ishin bërë kushtet atmosferike, por realisht arsyeja mund të jetë dhe fakti që kryeministri ka pasur sot një axhendë mjaft të ngjeshur.
Që në orët e para të paradites ai ka pasur një takim me ambasadorin Donald Lu, ndërsa kreu i opozitës dy takime të njëpasnjëshme me aleatët e tij opozitarë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post