Shumë vajza çmendeshin pas Shpat Kasapit dikur e një prej tyre paska qenë edhe këngëtarja Anxhela Peristeri. Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” ku gjatë emisionit është pyetur se cilin personazh të famshëm ka pasur fiksim.
Anxhela ka treguar se fiksimi i saj ka qenë Shpati e madje ajo i ka kërkuar edhe një autograf këngëtarit.
“Fiksimi im i parë ka qënë Shpat Kasapi dhe autografin e parë në jetën e tij ia kam marrë unë”, tregoi Anxhela.