Pak ditë më parë fitoi “Këngën Magjike” me baladën e saj “E çmendur”. Një këngë kjo që u pëlqye shumë nga të gjithë, tashmë është kthyer edhe një hit. Fjalën e kemi për këngëtaren e njohur Anxhela Peristeri.
Por dje gjatë perfomancës së saj në ” “C’est la vie”Anxhela Peristeri i ka befasuar të gjithë teksa është shfaqur me një veshje seksi dhe shumë provokuese.
Këngëtarja teksa ka performuar në skenë me Orin këngën ” “Rolling on the river” ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj. Dyshja ka kënduar “Rolling on the river” një performancë që u duartrokit shumë nga publiku.
Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan shumë të shkurtër ngjyrë gri të ndriçueshme, që i nxirrte në pah një dekolte shpërthyese dhe këmbët e zbuluar. Duhet ta themi që dukej shumë seksi me një veshje të tillë që nuk i linte shumë vend imagjinatës.
Duhet të theksojmë që teksti i këngës “E çmendur” u shkrua nga Olti Curri, i cili ishte njëherësh edhe anëtar jurie për zërat e rinj të këtij edicioni.
Olti Curri zbuloi pak ditë më parë se teksin e kësaj kënge ia kishte dedikuar të atit, që nuk jeton më prej disa javësh. “Kete tekst ja dedikoj babait tim, uroj te jete gezuar atje lart ne qiell…”, shprehet Olti Curri. (J.V/Faxweb)