22:22 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Anxhelon e nxorri jashtë mësuesja ndërsa tjetrin e futi dhe pse erdhi pas tij”, rrëfimet e miqve të 17-vjeçarit që u vra në Durrës (Video)

11:54 | 03/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Anxhelon e nxorri jashtë mësuesja ndërsa tjetrin e futi dhe pse erdhi pas tij”, rrëfimet e miqve të 17-vjeçarit që u vra në Durrës (Video)

Anxhelo Gjokazaj, 16 vjeç u vra dje në Durrës nga ana e bashkëmoshatarit të tij.

Me lot në sy miqtë e tij shprehen se ai ishte një nga djemtë më të mirë të klasës. Ata shtojnë se gjatë ditës së djeshme ai kishte mbërritur me 10 minuta vonëse në shkollë dhe mësuesja e kishte nxjerrë jashtë klase.

‘’E ka nxjerrë mësuesja kujdestare nga klasa se erdhi pak minuta nga klasa, një tjetër ka ardhur dhjetë minuta më me vonesë se Anxhelo dhe zysha e ka future brenda. Ka qenë shumë djalë i mirë, i respektueshëm”, shprehen shokët e klasës së Anxhelos.

17-vjeçari Devi Lala e ka pranuar krimin e kryer dhe ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Ai thotë se me Anxhelon është ndeshur në lagje dhe gjithçka ka nisur për shkak të një shikimi.

”U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau.

I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova.

Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëritjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje. Adoleshenti që humbi jetën, Anxhelo Gjokazaj, ishte nxënës në shkollën profesionale “Hysen Çela”, ndërsa 17- vjeçari, Devi L., i cili e qëlloi me thikë, mësohet se është nxënës në shkollën “Naim Frashëri”.

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?v=FLR1y0KI3Fk&feature=youtu.be

 

Etiketa: anxhelomiqtenxenesit
Pas

Erëza që duhet ta përdorni në çdo gatim! Sëmundjet që shëron

Para

Si u zbulua krimi i pasionit në Vlorë, çfarë i tha gruaja vrasësit të burrit, përgjimi i mesazheve (VIDEO)

Para
Si u zbulua krimi i pasionit në Vlorë, çfarë i tha gruaja vrasësit të burrit, përgjimi i mesazheve (VIDEO)

Si u zbulua krimi i pasionit në Vlorë, çfarë i tha gruaja vrasësit të burrit, përgjimi i mesazheve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.