Prokurorja Anila Leka, e cila është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është drejt konfirmimit të saj në detyrë.
Në seancën që nisi para pak minutash, Leka ka zgjedhur që të mos përfaqësohet nga avokatë, po ta bëjë vetë mbrojtjen e saj.
Kryesuesja e trupës gjykuese deklaroi në seancë se për Anila Lekën janë kryer të hetimet për të treja kriteret, pra pasurinë, aftësitë profesionale dhe integriteti i figurës.
Vetë Anila Leka u shpreh se nuk ka asnjë kontestim për procedurën e hetimit administrativ.
Relatorja Shuli: ILDKPKI thotë se është në rregull nga ana e pasurisë. Nuk ka patur fshehje, as mos deklarim dha të ardhurash Ajo ka deklaruar apartament banimi 95 metra katrore në Tiranë të blerë për 35 mije euro. Ka një apartament në Golem 74 m katrore, 3 mln lekë. Bono thesari 3 mln lek dhe llogari llogari bankare.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post