Ëngjëll Agaçi në 5 vitet e tij krah Edi Ramës si sekretar në kryeministri është përmendur jo pak herë për nënshkrime shkresash apo vendime qeverie.
Në më të shumtën e herëve kryeministri i vendit ia besonte çështjet proceduriale pikërish Agaçit. PO ashtu edhe drejtimin e mbledhjeve të qeverisë.
Po kush është pasuria e krahut të djathtë të vendit, edhe ai me kredi?!
Nuk është tamam kështu. Në të dhënat e publikuara nga ana e ‘’Open Data”, Agaçi rezulton pronar i disa apartamenteve, nga Roma në Qeparo.
PRONAR APARTAMENTESH NË:
1)Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 114.3 m2 në Tiranë blerë në 28.12.2010 me të ardhurat nga punësimi si jurist në Romë, Itali, vlera 8 915 400 lekë.
2) Pronar me 100 % i një apartmaneti banimi 4+1+1 në Romë, blerë në 30.11.2004 me kredi të marrë në UniCredit në 30.11.2004, vlera 140 000 euro.
3) Akt marrëveshje dt. 29.12.2010 për përfitimin e 100 m2 apartament banimi, në fshatin Qeparo, vlera 100 000 euro e parapaguar
Po ashtu në një llogari bankare Agaçi deklaron si të ardhura nga paga e tij dhe e bashkëshortes një shifër goxha të majme prej 357 710 euro.
(E.K/FAXWEB)
http://spending.data.al/en/moneypower/view/id/550
Discussion about this post