Avokati Arben Llangozi, i ftuar në Fax News me moderatorin Albi Rakip ka diskutuar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila ekzekutoi vendimin e shkallës së parë për të lënë në 1 vit burg deputetin, Ervin Salianji në lidhje me dosjen e njohur si “Babalja”, ku mbahet akuza ndaj deputetit demokrat për kallëzim të rremë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, për të cilin Salianji dokumentoi se ishte i përfshirë në narkotrafik.
Llangozi u shpreh se ky është një vendim i cili do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si rikthimi i diktaturës, në një kohë kur Shqipëria pretendon antarësimin drejt BE.
“Për mendimin tim është një vendim i cili do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si kthimi i një diktature të dytë në këtë republikë që pret të futet në Bashkimin Europian” tha avokati.
Ai u shpreh se dretësia po vepron me dy standarte, dhe qeveria po mundohet të godasë figurat më të forta që përfaqësojë opozitën, ndërkohë nga ana tjetër, sipas Llangozit, SPAK heton dhe burgos politikanë nga radhët e Partisë Socialise vetëm nese u është hequr mandati.
“Kemi një censurë për të gjitha mediat që dalin kundër qeverisë. Nëse ai mendon që kjo drejtësi e reformuar po funksionon atëherë unë po I kujtoj zotit Rama që kemi të bëjmë me një sër kryeministrash të implikuar në vepra kriminale e korruptiv. Rama nuk zbaton veprimet e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën e tashmë del me reagim në rrjete sociale pa pikë turpi duke përmendur drejtësinë. SPAK e ka procedurë që nuk arreston ministra apo deputetë që janë në detyrë por gjithmonë arrestohen pasi janë hequr. Nëse Xhaçkës i hiqet mandate, Rama ka frikë se ajo përfundon pas dyerve të SPAK-ut.
Po veprohet me dy standarte. Drejtësia po godet më të fortët e opozitës. Ka goditur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është aktualisht kryetari i PD, ka goditur Salianjin i cili është një personazh aktiv në politikë.
Rama flet sikur Salianji u dënua për shpifje, por ai nuk është dënuar për shpifje, por për veprën penale të kallëzimit të rremë , kur në fakt ai s’ka bërë asnjë kallëzim të rremë që të dënohet për këtë vepër.
Kjo mund tju ndodh ju gazetarëve e cilitdo person që publikon denoncimedhe kjo dojetë shumë e vështirë për ne sepse nuk ka më demokraci” u shpreh ai.