Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i ka bërë një tjetër kërkesë drejtësisë, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit. Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje te ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.
Salianji që mbahet i izoluar në Burgun e Fierit pritet të përfaqëohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Avokatët pritet të terhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka më objekt.
Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet gjykata e lartë e cila më datën 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.