06:26 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apeli i Durrësit liroi Florenc Çapjan, Gjykata e Lartë çon për rigjykim çështjen për atentatin ndaj Fadil Memës

10:52 | 17/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Apeli i Durrësit liroi Florenc Çapjan, Gjykata e Lartë çon për rigjykim çështjen për atentatin ndaj Fadil Memës

Një tjetër gjykim hapet për Florenc Çapjan në drejtësinë shqiptare. Gjykata e Lartë ka zhbërë një vendim të Apelit të Durrësit që pushoi çështjen ndaj Çapjas, lidhur me atentatin e planifikuar ndaj Fadil Memës.

Çapja është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi SPAK kërkon dënimin e tij me 25 vite burg për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012.

Pasi u pushua çështja ndaj tij në 2019, Çapja u lirua nga qelia dhe nuk ndodhet më në Shqipëri. Ai dyshohet se fshihen në Dubai, një vend ku strehohen kriminelët dhe shumë i vështirë për të arritur marrëveshje ekstradimi.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish efektivit të rrugores. Gjykata e Lartë vendosi t’ia rikthejë çështjen gjykatës së Elbasanit në seancë paraprake.

“Prishjen e vendimit nr. 3096 (13-2019-6955), datë 20.11.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan dhe vendimit nr. 10-2020-480 (76), datë 14.04.2020, i Gjykatës së Apelit, Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan – gjyqtari i seancës paraprake, pranë kësaj gjykate.”

Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia. Në atë kohë, gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi për pushim u mor në seancën paraprake, ku gjykata duhet të vendoste kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Vendimi që u mor nga gjykata e Elbasanit u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit, konkretisht nga gjyqtarja Anita Mici në 14 prill të vitit 2020. Edhe gjyqtari Tomor Kullolli dhe gjyqtarja e Durrësit Anita Mici janë shkarkuar nga Vettingu.

Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzat “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndaj Çapjaas. Bëhet fjalë për një atentat që i është bërë Fadil Memës në vitin 2006.

Pas

Zhvillohet ceremonia e festës së bektashinjve, Baba Mondi: Ju uron mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit

Para

Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë

Para
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë

Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.