Në 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për anëtarësimin në BE.
Në një prononcim për mediat Meta u shpreh edhe më qartë me mesazhin e tij ndaj forcave politike kundërshtare në vend dhe ndarjes së përgjegjësive dhe detyrave konkrete në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë PO-në për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Meta u shpreh se qëllimi i vetëm që ka Shqipëria sot është anëtarsimi në BE.
Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se duhet të lihen mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja evropiane të jetë sa më e shpejtë për fëmijët tanë.
“Kam dhënë shumë mesazhe për këtë cështje. Nesë 18 tetor do të merret një vendim BE ti thotë një “PO” çeljes së negociatave. Nëse BE vendos kushte për negociatat të vendos për çdo insitucion. Të gjithë ata që kanë paqartësi mund të lexojnë raportin final të OSBE”, përfundoi Meta shkurt mesazhin e tij.
(K.H/Faxweb.al)