15:58 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Apeli i GJKKO la në burg Metën, Blushi: Vendim politik, sulm ndaj pluralizmit dhe demokracisë

20:37 | 19/11/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Apeli i GJKKO la në burg Metën, Blushi: Vendim politik, sulm ndaj pluralizmit dhe demokracisë

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, përkatësisht “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje”.

Duke folur në emër të PL-së, Blushi tha se dënon me ashpërsinë më të madhe, atë që e konsideron si vendimin e neveritshëm politik, për të izoluar me masë ekstreme Presidentin, Ilir Meta. Blushi thekson se ky vendim u morr nga vegla qorre, Gjykata e Posaçme e Sorosifikuar e Apelit, të diktuar afërmendsh nga SPAK dhe personalisht nga Edi Rama.

“Partia e Lirisë e kundërshton me te gjithë forcën dhe në mënyrë të palëkundur këtë vendim mafioz totalisht të pabazuar në ligj, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, krehtësisht të pambështetur në asnjë dokument, fakt dhe prove, në dhunim të plotë parimit të prezumimit të pafajësisë, të një procesi të rregullt ligjor dhe me parimet e shtetit të së drejtës në tërësi.

Për Partinë e Lirisë ky vendim drejtësisë si pushkë qorre në duart e narkoshtetit është plotësisht i mbushur me barutin e një porosie politike për të asgjësuar opozitën e vërtetë, pluralizimin dhe demokracinë, në funksion vetëm të axhendave mafioze personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës, në shërbim të mafias ndërkombëtare, që ka ndihmuar për sorosifikimin e sistemit të drejtësisë me qëllim për të ndihmuar instalimin e plotë të Narkoregjimit në Shqipëri.

Ky vendim kryekëput politik, që e thellon sulmin barbar ndaj pluralizmit dhe demokracisë, duke e shndërruar Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë, është i absolutisht i papranueshëm dhe do të ankimohet pa në të gjitha shkallët e drejtësisë brenda vendit dhe jashtë vendit”, tha Blushi.

Ai tha se “ky vendim kryekëput politik i sponsorizuar nga Qeveria dhe McGongigalët sorosianë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vijim i hetimit skandaloz ndaj tij të bazuar vetëm në mashtrime, manipulime dhe njëanshmëri ekstreme, që u konkludua me rrëmbimin banditesk, siç e panë të gjithë shqiptarët, nga banditë me maska, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk u identifikuan, që nuk dhanë asnjë shkresë apo akt zyrtar, që nuk lejuan kontaktin me avokatin, që nuk e njohin me të drejtat e tij dhe që dhunshëm e futën Presidentin Meta në një makinë private për ta çuar në Drejtorinë e Policisë, ku vetëm pas dy orësh shkuan oficerët e Policisë Gjyqësore”.

“Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, të kundërshtimit të “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Drejtësisë së sorosifikuar nga koka tek këmbët.

Sorosifikimi total i sistemit të drejtësisë nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare, që ka pjellë vetëm Dumanë dhe Dvoranë, që i ka shndërruar prokurorët dhe gjyqtarët në një instrument paramilitar të shumicës socialiste për vrarë opozitën, pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, duke izoluar kundërshtarët politikë të Edi Ramës është sot një alarm kombëtar dhe armiku më i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor për çdo shqiptarë”, tha Blushi.

Sipas tij, desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Pas

“Rrugaç”, Dogjani shtyn punonjësit e Gardës, tensionohet sërish situata në Parlament! Spiropali: Pse krijon incident të panevojshëm?!

Para

Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2025: 75 vota pro, 40 kundër

Para
Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2025: 75 vota pro, 40 kundër

Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2025: 75 vota pro, 40 kundër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkia Fier reagon menjëherë pas publikimit të rastit të familjes Meta në Sheqishte: Ofron ndihmë financiare, strehim dhe mundësi punësimi

Autoritetet turke në Izmir arrestuan ish-kryebashkiakun dhe 120 anëtarë të opozitës

Durrës/ Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, ja rrugët alternative për devijimin e lëvizjes së mjeteve nga 1 korriku

BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me një kontratë marramendëse

3 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet me dronet Ukrainase në fabrikën ushtarake ruse

Benjamin Netanyahu konfirmoi udhëtimin e tij në Uashington pritet për takim meTrump

Kryeministri Edi Rama në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes

Marta Kos, Komisioner për zgjerimin e BE – Për Shqipërinë në Shkup

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.