Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Ndërkohë, masa e sigurisë është zbutur për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, i cili do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, për shkak të rrethanave familjare lehtësuese.