Stefano Rusconi, doktor i duhanit dhe profesor i Universitetit Shtetëror të Milanos në Itali, ka thënë së maska për t’u mbruojtur dhe për të mbrojtur të tjerët nga koronavirusi, duhet të vihet para se të dilet nga shtëpia, sikur të ishte një ritual.
“Bëni që ajo të përmbahet mirë në fytyrë. Dhe për burrat unë rekomandoj: pa mjekër për një kohë”, tha Rusconi, shkruan La Repubblica, transmeton FaxWeb.al.
“Ajo duhet të bëhet një gjest automatik si kur hyni në makinë dhe vendosni rripin e sigurimit: përpara se të dilni nga shtëpia vendosni maskën tuaj”, vijoi ai.
Si të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në vijat e para në spitale në këto ditë urgjente, edhe mjeku ka rrëfyer se nuk e heq maskën e tij. “Unë e kuptoj që është e bezdisshme, e pakëndshme …”
(F.GJ/FAXWEB.AL)