00:27 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apeli, ISHTI kontroll pikave të gazit, qytetarëve: Mbushini bomblat në pika të autorizuara

14:39 | 06/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Apeli, ISHTI kontroll pikave të gazit, qytetarëve: Mbushini bomblat në pika të autorizuara

Me uljen e temperaturave ka nisur të rritet edhe konsumi i gazit për qëllime gatimi, apo edhe ngrohje. Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur inspektimet në të gjithë vendin në pikat e mbushjes dhe te tregtimit te bombolave të gazit duke monitoruar veçanërisht cilësinë dhe standardet e sigurisë së ofrimit të këtij shërbimi. ISHTI u bën apel qytetarëve të mbushin bombolat vetëm në vendet e certifikuara dhe të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit.

 Bashkëpunim me Pushtetin Vendor

 I- Ky institucion po kryen kontrolle ne te gjithe vendin në bashkëpunim me Pushtetin Vendor, në varësi të të cilit janë Policia Bashkiake dhe Sektori Zjarrfikës Inspektorë të I.SH.T.I. në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, specifikisht me dy institucionet në varësi të saj Policinë Bashkiake dhe Drejtorinë e Shërbimit Zjarrfikëses, ishin në një pikë karburanti ne kryeqytet, ku ndoqën nga afër procesin e tregtimit te Gln per automjete dhe te tregtimit te bombolave me Gln për konsumatorët familjarë. Kontroll i sh.a. per bombolat si detyrim ligjor

II- Në zbatim të Urdherit Nr. 323 dt. 04.10.2016 të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, ne bashkepunim edhe me strukturen prane M.E.I. – it, ISHTI është angazhuar intensivisht për kontrolle në të gjithe Operatoret Ekonomik ( Sh.a. ) te cilet kane te drejten e mbushjes se bombolave me Gln dhe mbajne pergjegjesi per sigurine teknike te tyre perpara futjes ne treg, si dhe ne Pikat e karburantit te cilat ne zbatim te ligjit mund te tregtojne Gln per Automjete apo bombola te mbushura per konsum familjar. Grupi i punes nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, vazhdojne te inspektojnë nga afër të gjithe Operatoret Ekonomik (Sh.a.) si dhe pikat e tregtimit te bombolave me Gln fokusuar tek respektimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë teknike. Mesazh per qytetaret

III- Ndërsa temperaturat e ulëta shoqërohen me konsum më të madh të gazit nga konsumatorët familjare dhe në kushtet kur I.SH.T.I. në bashkëpunim me institucionet e tjera vijon kontrollet në të gjithë vendin, ky institucion fton qytetarët të mos mbushin bombola gazi në pikat e karburantit. Drejtori i Inspektimit të pajisjeve nën presion pranë I.SH.T.I. Arjan Goshi, gjatë një prononcimi për mediat, ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë perdorimit të bombolave të gazit ne ambientet familjare si dhe gjate blerjes se bombolave në pikat e pikat e licensuara te tregtimit te tyre.

Apeli qytetarët duke i ftuar:

1- Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit.

2- Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël.

3- Nuk duhet të mbushen në Autogaze prane Pikave te Karburantit.

4- Në të gjitha rastet nga shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen mbi menyren e instalimit dhe përdorimit.

Duke iu referuar ligjit per akcizën e gazit, ndryshimi i cmimit të këtij produkti ka hyrë në fuqi që prej datës 1 janar 2017, informohen qytetarët se bombolat GLN nuk reflektojnë rritje të cmimit të gazit, por ky cmim i ri prek vetëm gazin per automjete duke e konsideruar kete nenprodukt te naftes si karburant. Nisur nga fakti se tregtimi i Gln ne Autogaze kryhet me Litra ndersa me bombola kryhet me peshe, ne KG, eshte ne interesin e qytetareve qe Gln te blejne me bombola mbasi per te njejten sasi lekesh marrin me shume Gln. Njoftim. Numri Jeshil i ISH.TI. 04 22 58 539.

Etiketa: bombola gazii ftohtisiguria
Pas

Bllokohen disa segmente rrugore në Elbasan, ja akset problematike

Para

Shnejderlin pranë kalimit te Everton (FOTO)

Para
Shnejderlin pranë kalimit te Everton (FOTO)

Shnejderlin pranë kalimit te Everton (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.