07:00 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apeli lë në burg përjetë Denis Shtrazën, rrëmbeu dhe torturoi për vdekje Gazmend Çollakun

11:15 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dënohet me burgim të përjetshëm Denis Shtraza, rrëmbeu dhe vrau Gazmend Çollakun

Burg përjetë Denis Shtrazës. Vendimi është marrë sot nga Gjykaka e Apelit Për Krimet e Rënda e cila ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Denis Shtraza është i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2016.

Historia
Gazmend Çollaku u rrëmbye në janar 2016 në qytetin e Durrësit dhe u gjet një ditë më vonë në një fshat të Krujës, anës rrugës dhe i pajetë. Policia menjëherë pas ngjarjes ndaloi Denis Shtrazën dhe ishefektivin e Policisë, Ervin Dalipajn, për ngjarjen. Por, për mungesë provash, ata u liruan.
Më pas, Shtraza u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa Dalipaj u shpall në kërkim. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat në Sukth disa muaj më vonë dhe hetimet ndaj tij pushuan. I vetmi i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut ishte Denis Shtraza.

Sipas Prokurorisë, Shtraza kishte fajësuar Çollakun për plagosjen e tij në vitit 2013. Atij iu bë atentat, por mbeti i plagosur. Kështu, Prokuroria thotë se Shtraza ishte betuar se do të hakmerrej për plagosjen dhe se e dinte se kush e kishte bërë atë, duke akuzuar Gazmend Çollakun, shkruan Panorama.
Shtraza, së bashku me ish-efektivin e Policisë Ervin Dalipajn, i akuzuar gjithashtu për vrasjen, kanë dhënë deklarata kontradiktore në Prokurori.
Një nga provat më të forta të Prokurorisë kanë qenë testet e ADN-së. Gjaku i Shtrazës është gjetur në mjetin e Dalipajt, me të cilin u rrëmbye dhe u vra Gazmend Çollaku. Edhe gjaku i viktimës është gjetur në bagazhin e mjetit tip “Benz” të të ndjerit Dalipaj.

Denis Shtraza dhe Gazmend Çollaku mësohet se kanë pasur miqësi në burg, ku kanë vuajtur dënime për vepra penale të ndryshme.
Ky ka qenë edhe një argument i mbrojtjes se Shtraza nuk ka pasur motiv që ta ekzekutojë të ndjerin. Mirëpo, Prokuroria pretendon se Shtraza ka akuzuar Çollakun për atentatin që i është bërë atij në vitin 2013.

Pas

Qytetarët e denoncuan për pronat në Karaburun, Brikena Ukperaj kaloi ‘Vettingun’

Para

Lionel Messi në dëshpërim, Mascherano tregon gjendjen e rënduar të yllit të Argjentinës

Para
Lionel Messi në dëshpërim, Mascherano tregon gjendjen e rënduar të yllit të Argjentinës

Lionel Messi në dëshpërim, Mascherano tregon gjendjen e rënduar të yllit të Argjentinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.