Deputetja e PD, Elda Hoti ka deklaruar se me denimin e deputetit Salianji, qeveria vulosi shkallën më të lartë të sulmeve ndaj opozitës.
Gjykata e Apelit ekzekutoi vendimin për dënuar me një vit burg Ervin Salianjin në lidhje me dosjen “Babale”.
Sipas Hotit, Shqipërisë I është shembur çdo shtyllë që mban në këmbë demokracinë.
Reagimi i plotë i Hotit:
Shqipërisë i është shembur çdo shtyllë që mban në këmbë një shtet demokratik.
Sot drejtësia e komanduar vulosi një hakmarrje politike kundra Deputetit Ervin Saljanji.
U dënua pse denoncoi lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar.
Ervin Salianji i cili ka spikatur me opozitarizmin e tij, sot i duhej jashtë politike Edi Rames.
Preçedenti i rrëzikshëm, të godasësh kundërshtarin, pa asnjë fakt, pa asnjë prove duke përdorur gjykatat, është këmbanë alarmi për secilin prej nesh!
Ervin Salianji u dënua për ti shtruar rrugën vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve të 2025. Sot u vulos shkalla më e lartë e sulmeve ndaj opozitës. Për këtë fushatë Edi Rama, ka përdorur krimin e organizuar, ka përdour policinë, ka përdorur çdo instrument, tani po përdor drejtësinë politike.
Është koha për reagim, kundra këtyre që kanë marr peng çdo institucion!
Sot çdo qytetarë shqiptar është në rrezik.
Shqipëria është në rrezik.