Armando Ndreca i vëllai i deputetit të PS Eduard Ndrecës do të vijoje të qëndrojë në burg. Apeli i GJKKO-së nuk ka pranuar kërkesën e tij, i cili rezulton të jëtë i përfshirë në dosjën Revanshi. Ndreces iu vëndosën prangat pasi doli në komunikime në lidhjë më kultivimin e drogës.
Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga policia e Lezhës në lidhje më një serë, tek e cila kultivohej kanabis sativa. Por pas dy ditëvë në qeli gjykata e liroi nga burgu.
Pas lirimit të tij më një vendim të SPAK atij iu vendosën prangat. Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitje të lendeve narkotike në kuadër të grupit kriminal. Në dosjen ku bën pjese Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish deputeti Arben Ndoka, nip i tij Samuel Ndoka vëllezërve Avdyli etj.