Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për disa nga ish-zyrtarët e ndaluar me urdhër të Prokurorisë për dëmet e 26 nëntorit ku përfshihen ish-drejtues komunash, zyrtar të tjerë të administratës.
Apeli ka vendosur që ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, të lirohen nga qelia, dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.
Po kështu për Faik Fejzon dhe Faik Fejzon u dha masa detyrim paraqitje. Detyrim paraqitje u caktua edhe për Mehmet Felahin, Agim Eskin, Pëllumb Korfuzin, Gerti Çalliku dhe Ali Dyrmishi.
Emrat dhe përkrah tyre masat e reja të sigurisë:
- Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
- Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
- Faik Fejzo, detyrim paraqitje
- Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
- Naim Shehi, arrest në shtëpi
- Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
- Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
- Shefqet Doda, detyrim paraqitje
- Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
- Agim Eski, detyrim paraqitje
- Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
- Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
- Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
- Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
- Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje
Ky hetim i ndërmarrë nga Prokuroria e Tiranës ka hasur në kundërshti të forta në opinionin publik, që vlerësojnë se hetimet kanë qenë selective, sa kohë që ato kanë përfshirë vetëm zonat periferike të Tiranës dhe jo kryeqytetin.
Asnjë prej të ndaluarve nuk kanë qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga socialisti Erion Veliaj, pavarësisht se shumë godina patën dëme, përfshirë dhe shkolla që janë rikonstruktuar kohët e fundit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)