10:04 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Apeli” tek Krimet e Rënda shpall të pafajshëm bandën “Hakmarrja për Drejtësi” të vëllezërve Shyti

12:43 | 13/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Apeli” tek Krimet e Rënda shpall të pafajshëm bandën “Hakmarrja për Drejtësi” të vëllezërve Shyti

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka marrë sot vendimin e papritur për shpalljen të pafajshëm të të gjithë anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Ndryshe nga të gjithë vendimet e shkallëve të tjera, ajo shpalli të pafajshëm dy themeluesit e bandës, vëllezërit Orik dhe Leart Shytin, si dhe anëtarët: Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin Pashaj Novruzaj, Gëzim Gjoni, Kreshnik Spahiu, Roland Shyti.

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një ndër figurat më të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme gjatë diktaturës komuniste dhe gjatë qeverisjes e ish-kryeministrit Fatos Nano. Babai i tyre, Aredin Shyti, u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 Shkodër.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996 dhe kishte për qëllim destabilitetin e vendit.

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të bandës “Hakmarrja për Drejtësi” nisi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997.

Në mars të 2016-ës, Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen e bandës, duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda.

Anëtarët e bandës akuzoheshin për ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek një supermarket pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave të ndryshme dhe arkave të shtetit, si dhe rrëmbim e vrasje të tjera. Këto akuza janë hedhur poshtë nga anëtarët e bandës. (XH.A/SHUPLAKA)

(Orik dhe Leart Shyti)

Etiketa: bandaGjykata e ApelitHakmarrja per Drejtesipafajshem
Pas

Shkjau bën ironiken me Pollon, në ndihmë i vjen dhe Musa Ulqini: Drejtim sipas emocioneve të çastit, keqardhje

Para

Ish-deputeti i Metës që e hoqën nga Kuvendi me lavde për Ramën: Je perfekt, respekte!

Para
Përplasjet brenda qeverisë, Rama i shkon Metës në Kuvend, takim për rreth 45 minuta

Ish-deputeti i Metës që e hoqën nga Kuvendi me lavde për Ramën: Je perfekt, respekte!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.