Ditën e sotme Universiteti Tiranës ka publikuar listat e maturantëve fituese të katër fakulteteve.
Në një deklaratë për mediat dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, ka zbuluar se dy nga degët më të kërkuara nga studentët.
Ai u shpreh se dy degët më të kërkuara janë Administrimi i Biznesit dhe Fakulteti i Drejtësisë.
Sipas Kules, nëse në Fakultetin e Ekonomisë do të regjistroheshin të gjithë fituesit të fazës së parë, do të mbeteshin rreth 395 kuota të lira.
Ai i bërë thirrje që maturantët që janë në pritje të mos shqetësohen pasi pas datës 29 ka një procedurë me 7 seanca 48- orëshe, ku do tu jepet një mundësi studentëve të cilët janë në pritje për të tu regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë.
Po ashtu edhe dekani i Fakultetit të Ekonomikut ka njoftuar se Fakulteti do të jetë në dispozicion të studentëve gjatë gjithë kohës së regjistrimeve, në mënyrë që tu ofrojë atyre mbështetje maksimale.
Gjithashtu në një njoftim nga Fakluteti Ekonomik thuhet se në dispozicion të studentëve do të jenë shumë më tepër kuota sepse një pjesë do të vendosin të regjistrohen në degë të fakulteteve apo universiteteve të tjera.
“Të dashur maturantë që nuk e shihni emrin si fitues. Edhe nëse të gjithë shoqet dhe shokët tuaj të shpallur fitues do të regjistrohen për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë, mbeten 395 vende për ju. Por shumë më tepër kuota do të jenë në dispozicion pasi një pjesë do të vendosin të regjistrohen në degë të fakulteteve apo universiteteve të tjera. Ju mirëpresim për të filluar një vit akademik që do të realizojë ëndrrën tuaj!”, shkruan fakulteti.
Ndërkohë Artan Hoxha, dekani i Fakulteti të Drejtësisë, ka thënë se ndodhemi në një moment të veçantë për të gjithë studentët që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet në Universitet.
“Ne kemi më shumë kuota pasi sipas ligjit të ri të arsimit, studimet në drejtësi janë 5-vjeçare. Për këtë shkak ne kemi një numër të madh studentësh krahasuar me vitet e mëparshme.
Në përfunduam verifikimet dhe në faqen tonë, ashtu si kërkon udhëzimi i Ministrisë për disa minuta do të jenë të afishuara listat. Studentët mund të gjejnë të gjithë pikëzimin”,tha Hoxha.
(S.SH/Shuplaka)