20:33 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aplikimi për pasaportë/ Nga nesër nuk duhet të shkoni më në polici, ministri Lleshaj sqaron procedurën e thjeshtuar

13:53 | 30/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aplikimi për pasaportë/ Nga nesër nuk duhet të shkoni më në polici, ministri Lleshaj sqaron procedurën e thjeshtuar

Të gjithë personat që duan të aplikojnë për pasaportë nuk e kanë më të domosdoshme që të shkojnë së pari në komisariatet e zonave ku banojnë, por thjesht duhet të paraqiten tek sporteli përkatës i aplikimeve, pas përcaktimit on-line të orarit.

Ky thjeshtim procedurash është bërë i ditur nga vetë ministri Lleshaj i cili tha se:

“Në ndryshim nga praktika e deritanishme, tashmë për ri-aplikimin janë hequr detyrimet për t’u paraqitur pranë policisë, për të bërë aplikim dhe për të plotësuar formularë pranë Policisë së Shtetit.

Duke filluar nga nesër, qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë sportelit përkatës të aplikimeve, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online.

Një risi tjetër, e cila ka kohë që ka ndodhur lidhet me faktin që për qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe që janë mbi moshën 75 vjeç, ajo lëshohet pa afat vlefshmërie që do të thotë që kushdo që ka kaluar moshën 75 vjeç dhe aplikon për të marrë një kartë identiteti, ajo lëshohet pa afat skadence, që është po ashtu një lehtësi dhe shërbim i ri në favor të qytetarëve”.

Gjithashtu ministri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duhet të aplikojnë për kartë identiteti pasi u ka skaduar aktualja por që u është shtyrë afati për shkak të pandemisë të aplikojnë sa më shpejt pasi do tu nevojiten dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kryesisht për kartat e identitetit e bëj thirrjen më të fortë për arsye se një numër i madh shërbimesh lidhen me kartat, me vlefshmërinë e tyre, ndërkohë që edhe afrimi i zgjedhjeve detyron qytetarët të pajisen me këto karta me qëllim që t’u mundësohet edhe zgjedhja konform rregullave, për faktin që duke pasur edhe identifikim elektronik do të duhet që qytetarët të kenë në dorë karta të vlefshme”, tha ai.

Pas

“Koha për të kapur trenin” Meta thirrje shqiptarëve dhe citon Konicën: Mjaft me vonesa që vrasin të ardhmen e Shqipërisë

Para

Gjykata dënon me 10 vite bùrg të ‘fortin e Selenicës’, Tesi Basho

Para
Policia përdori si ‘karrem’ të vëllanë për të arritur te Tesi Basho, i rrezikshmi i Selenicës refuzon të paraqitet në Gjykatë, lihet në burg

Gjykata dënon me 10 vite bùrg të 'fortin e Selenicës', Tesi Basho

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.