Konkurenca mes Apple dhe Samsung ka qenë gjithnjë prezente në media të ndryshme. Por këtë herë dy markat e njohura janë përballur ndryshe me njëra tjetrën.
Samsung ka shkelur tre patentat e dizajnit Apple që përfshijnë rrjetin e ikonave në ekranin kryesor, kornizën që rrethon pjesën ballore të telefonit dhe qoshet e rrumbullakosura të një pajisjeje.
Është vendosur gjithashtu që Samsung ka shkelur dy patentat e shërbimeve të Apple të cilat kanë për qëllim të mbrojnë se si funksionon dhe përdoret një funksion. Kjo padi filloi në vitin 2012 kur Apple paditi Samsung për shkelje të patentës.
Por me sa duket kesaj çeështje i ka ardhur fundi pasi, aktgjykimi në këtë rast përfundimtar është shpallur dhe Samsung ka humbur. Kompania është urdhëruar të paguajë 539 milionë dollarë amerikanë në dëmshpërblim për shkeljen e patentave të vendosura.
Por me sa duket kompania Samsung nuk e pranon një gjobë të tillë ku sipas tyre thuhet se i detyrohen vetëm 28 milionë dollarë. Mbetet për tu parë nëse kompani do të paguajë shumën e dhënë apo do të rishqyrtohet përsëri çështja.