06:20 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apple po bashkëpunon më Volkswagen për të krijuar autobusa autonomë për punonjësit

14:19 | 25/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Apple po bashkëpunon më Volkswagen për të krijuar autobusa autonomë për punonjësit

Projekti ambicioz i Apple për të krijuar një makinë autonome është ngushtuar edhe më tej. New York Times raporton se negociatat e kompanisë me prodhuesit gjermanë, duke përfshirë BMW dhe Mercedes, për të zhvilluar një veturë autonome elektrike, kanë rënë, pasi të dy kompanitë refuzuan të lejojnë Apple të ketë kontroll mbi projektimin e automjetit dhe të dhënat që ai prodhon. Tani, Apple po bashkëpunon me Volkswagen për të kthyer furgonin T6 Transporter ekzistues në autobusë autonomë për punonjësit e Apple, thotë raporti.

Dihet që nga viti i kaluar se departamenti i prodhimit të makinave në Apple, me kod të titulluar “Projekti Titan” dhe që dikur kishin për qëllim të bënin si hardware ashtu edhe software për një makinë të re autonome, kishte zhvendosur forcat duke u përqëndruar për një afat të shkurtër në një shërbim të ri autobusash të quajtur PAIL: from Palo Alto në Infinite Loop. (Infinite Loop është emri i rrugës ku ka qënë kampusi i mëparshëm i kompanisë, përpara se të hapej Apple Park vitin e kaluar.) Tani e dimë se Volkswagen është kompania që ofron makinat për Apple.

Raporti i New York Times, megjithatë, thotë se e gjithë ekipi i makinave në Apple duket se po konsumohet me marrjen e këtij shërbimi të autobusave dhe se nuk kanë plane konkrete për atë që do të vijë pas. Kjo sugjeron që ambiciet e Apple me Projektin Titan janë zvogëluar edhe më shumë. Times raporton se qindra njerëz kanë lënë departamentin në pak vite pasi u zgjerua në më shumë se 1,000 punonjës, shkruan PCWorld Albanian.

Përkundër kësaj, makinat e prototipit të Apple mund të vërehen duke ecur rreth Palo Altos. Kompania gjithashtu ka mëshumë automjete autonome – zotëron një flotë të SUV-ve Lexus RX450h për qëllime testimi – të regjistruar në Departamentin e Kalifornisë të Automjeteve Motorike.

Pra, mund të jetë shumë herët për të hequr Apple nga loja e makinave autonome, veçanërisht kur ne dimë kaq pak nga planet e saj të ardhshme. Gushtin e kaluar, CEO i Apple, Tim Cook, sugjeroi që puna e kompanisë së tij në sisteme autonome mund të përdoret “në mënyra të ndryshme” dhe në “në shumë fusha të ndryshme”, duke theksuar që Apple mund të ketë plane në tregun e robotikës ose në ndonjë aplikim tjetër të vizionit kompjuterik dhe inteligjencës artificiale.

Etiketa: applemakina
Pas

Ç’nuk kemi dëgjuar për audio-përgjimin, Manja i jep fund konspiracionit: Rama e shkarkoi nga interneti

Para

Anulohet takimi me Trump, reagon Kim Jong Un: Vendim i papritur, ne jemi gati të…

Para
‘Shkrirja e marrëdhënieve Veri-Jug, një iluzion’. Trump: Do të vendos sanksione të frikshme

Anulohet takimi me Trump, reagon Kim Jong Un: Vendim i papritur, ne jemi gati të…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.