20:23 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Aparaturat në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjendje të mjerueshme, mjekët dhurojnë para pë blerjen e ekografisë

10:13 | 26/01/2017
në Te Gjitha
0
Aparaturat në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjendje të mjerueshme, mjekët dhurojnë para pë blerjen e ekografisë

Vetëm pa muaj më parë një nënë humbi jetën bashkë me fëmijën e saj maternitetin e Tiranës “Koço Gliozheni”, nëna ishte nëntë muaj shtatzënë. U përfol shumë edhe në media për këtë ngjarje dhe disa mjekë u vunë nën akuzë. Ndërkohë që një nga gjërat që u anashkalua, ishin pajisjet jo të mira që mund të bënin diagnostikimin e duhur dhe të shpëtonin jetën e nënës dhe fëmijës,  shkruan gazeta shëndeti +. Sipas saj tashmë mjekët e maternitetit Koço Gliozhenit i bëjnë thirrje njëri-tjetrit që të dhurojnë para për blerjen e një aparature ekografie në spitalin ku punojnë, në mënyrë që të mund të ofrojnë një shërbim cilësor. Kjo pasi në këtë maternitet ka mungesë të  investimeve. Në fakt këto investime janë përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila duhet të analizojë gjendjen e aparaturave në shërbimin spitalor. Ky maternitet aktualisht ka vetëm 2 ekografi funksionale (nga 4 ekografi gjendje), por që cilësia e të cilave lë për të dëshiruar. Sipas gazeta shëndetit + këto pajisje janë sjellë në këtë institucion që në kohën e përurimit të tij.

Drejtuesi i këtij materniteti, doktor Arben Rrugia, shprehet se blerja e ekografisë është nismë e njërit prej mjekëve dhe njëkohësisht shef shërbimi të këtij institucioni, ndërsa nuk dëshiron të prononcohet diçka më tepër lidhur me komunikimin që institucioni që ai drejton ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me kërkesat për aparatura të reja. “Detyrim nuk ka, sepse është një nismë me baza vullnetare. Na ka shkuar goja mbrapa prej vitesh për të marrë një aparaturë ekografie. Ky spital nuk ka asnjë investim që prej momentit që është ndërtuar. Janë po ato aparatura që sollën kur u ndërtua dhe që tani janë totalisht jashtë çdo parametri bashkëkohor. Një aparat ekografie në këtë spital është i domosdoshëm.Ministria e Shëndetësisë nuk arrin ta kuptojë, nuk dëshiron ta kuptojë dhe është e paaftë ta kuptojë. Por me gjithë këmbëngulet tona, nuk e ka sjellë. Nga ana tjetër, kur përballemi me rastet e vështira, me pacientët, përgjegjësinë e mbajmë ne mjekët. Duhet menduar që teknologjia ecën përpara. Nuk mund të dërgosh aparat ekografie në Gjirokastër që ka 100 lindje në vit dhe të mos sjellësh në një maternitet që ka 5 mijë lindje në vit”, u shpreh ai.

Ai shtoi me tej se janë bërë shumë kërkesa d he përgjigjja ka qenë: Nuk kemi para. “Deri në zgjedhje nuk ka para. Në këto kushte, me dashamirësinë më të madhe për t’i shërbyer spitalit, biseduam me një fondacion të njerëzve të biznesit që do të kontribuojnë për blerjen e kësaj ekografie. Kjo është një formë për t’i sensibilizuar pak më shumë këta njerëz që janë jashtë profilit. Unë u bëra një thirrje kolegëve të mi për donacion. Nëse dikush dëshiron ta interpretojë këtë nismë, le ta dijë që nuk kam përfitime. Unë kam bërë donacionin tim. Është hapur në internet një faqe dhe një numër llogarie ku çdokush mund të shikojë aparatin e ekografisë dhe koston, si dhe është e hapur të shihet se sa ka kontribuar secili, për transparence” u shpreh mjeku.

Ai shtoi me tej se aktualisht në këtë maternitet janë 4 aparatura ekografie dhe  janë prodhime të vjetra jashtë çdo standardi. “Janë aparatura për t’u vënë në muze. Ne bëjmë 50.000 ekzaminime ekografie në vit. Pavarësisht se janë profesionistët ata që i bëjnë, lënë shumë për të dëshiruar nga pikëpamja profesionale. Ministria nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë dhe është gjynah” përfundoi mjeku. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: ankesaArben Rrugia
Pas

Tentuan të korruptonin efektivin me 20 € dhe 50 € futur në pasaporta, arrestohen dy persona në portin e Durrësit

Para

Jamarbër Malltezi: Drejtorja e Soros-it bën autoren e “Transparency International”, eh kasolle ku na mblodhe

Para
Jamarbër Malltezi ironizon Erion Veliaj: Tmerri që ndot shkruan “Të mbajmë pastër Tiranën”. Ngaqë kemi mushkri të forta?

Jamarbër Malltezi: Drejtorja e Soros-it bën autoren e “Transparency International”, eh kasolle ku na mblodhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.