Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë emëruar ditën e sotme zëvendëskryetarin e ri të tyre, i cili është Denar Biba.
Ai u miratua me 7 vota, nga të gjithë anëtarët e komisionit.
Biba vendoset në këtë post pas shkarkimit si kryetar i KQZ-së nga Kuvendi i Shqipërisë dhe emërimin në vend të tij Klement Zgurin, propozim i opozitës.
Këto ndryshime që përfshinë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve erdhën pas marrëveshjes që Rama arriti më 18 maj me Bashën, duke i dhënë fund krizës politike në Shqipëri.
(XH.A/SHUPLAKA)