Gazeta “Die Welt” duke iu referuar burimeve qeveritare vendase në Gjermani, shkruan se Arabia Saudite ka forcuar islamizimin në Ballkan, ndërsa Turqia tenton të luajë rol të rëndësishëm në territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane.
Ky konstatim i qeverisë gjermane dhe vlerësimi i saj vjen pas pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag: “Organizata misionare nga Arabia Saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë islame nëpërmjet imamëve të dërguar.”
Gazeta konstaton vehabizmi është pothuajse indentik me salafizmin dhe individë e organizata joqeveritare dhe gjysmëqeveritare kanë shtuar angazhimin e tyre në bashkësitë islamike në Kosovë.
Nga ana tjetër, vihet re forcim i ndikimit të Turqisë në Ballkan, e cila tenton “të luajë një rol aktiv në rajon”.
“Pas ardhjes në qeverisë së AKP-së në vitin 2002 dhe sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke. Orietimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Peradorisë Osmane gjendet në fokusin politikës turke,” vlerëson qeveria në Berlin.”, vlerëson qeveria gjermane.
Sipas gazetës “Die Welt”, pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016, konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes Gylen u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
(XH.A/SHUPLAKA)