18:56 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arabia Saudite ‘ultimatum’ Izraelit: Të krijohet një shtet i pavarur palestinez, ose shkëpusim marrëdhëniet

09:05 | 07/02/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arabia Saudite ‘ultimatum’ Izraelit: Të krijohet një shtet i pavarur palestinez, ose shkëpusim marrëdhëniet

Serb Arabia Saudite i ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967, që përfshijnë Jeruzalemin Lindor dhe ndalohet “agresioni” izraelit në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite të publikuar të mërkurën.

Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha se administrata e Presidentit Biden ka marrë reagime pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshëm të vazhdojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve.

Mbretëria e Arabisë Saudite e lëshoi deklaratën për të pohuar qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Uashingtonit për çështjen palestineze nën dritën e komenteve që i atribuohen zotit Kirby, tha ministria saudite.

Ideja që Izraeli dhe Arabia Saudite të çimentojnë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike ka qenë pjesë e diskutimeve që kur sauditët dhanë pëlqimin për vendet fqinje, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, të cilat vendosën marrëdhënie me Izraelin në vitin 2020.

Arabia Saudite ngriu planet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters në tetor të vitit 2023 burime që kanë dijeni mbi vendimet e Riadit, ndërsa u përshkallëzua lufta midis grupit militant palestinez Hamas dhe forcave izraelite.

Izraeli filloi ofensivën ushtarake në Gazën e kontrolluar nga Hamasi pasi më 7 tetor militantët e organizatës ndërmorën një aksion terrori në Izrael duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 253 të tjerë.

/VOA

Etiketa: Arabi SauditeizraelPalestine
Pas

Urdhri, si do të lëshohen dhe monitorohen certifikatat për agroturizmet

Para

Eurodeputetja Viola von Cramon për çështjen e dinarit serb: Vendim i drejtë, por të ishte konsultuar

Para
Eurodeputetja Viola von Cramon për çështjen e dinarit serb: Vendim i drejtë, por të ishte konsultuar

Eurodeputetja Viola von Cramon për çështjen e dinarit serb: Vendim i drejtë, por të ishte konsultuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.