Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në një emision televiziv kryeministrit Edi Rama. Në një rrëfim ndryshe çifti foli mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion. Ata po ashtu për herë të parë folë për njohjen e tyre. Arbana tha se janë njohur në televizion ku kanë punuar bashkë dhe lidhja e tyre erdhi natyrshëm.
Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë, teksa shtoi se gjëja që i ra në sy tek Edi ishte talenti. “Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin”, u shpreh Arbana.