Arbana Osmani, e veçuar për jetën e saj personale të cilën e mbante shumë private, duket se tashmë po shpërthen nga dashuria për partnerin e saj Eduart Grishaj.
Çifti e ka kaluar pothuajse të gjithë verën së bashku, dhe pushimet për ta nuk kanë pasur të ndalur, teksa destinacioni i radhës kanë qenë aplet italiane.
Edhe pse nuk kanë ndarë një foto së bashku, Arbana dhe Eduarti kanë fotografuar njëri tjetrin pothuajse në të njëjtat vende, çka tregon se ata nuk e fshehin më aventurën e re.
Madje duke iu përgjigjur interesit të një ndjekëse në Instagram, Arbana është përgjigjur se fotot që kanë së bashku me të dashurin preferojnë që ti mbajnë për vete.
Ndjekësja: Po nxirreni dhe nje foto bashke me Eduartin
Arbana Osmani: I kemi për vete