Mbrëmjen e djeshme u treguan disa të pathëna në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me batuat, elokuencën dhe ritmin që nuk mungon nga moderatorja Arbana Osmani u futën edhe çifte të reja në këtë shtëpi.
Mirë po trasmetimi prej disa orësh i këtij emisioni ka shkaktuar shumë lodhje edhe tek moderatorja Arbana Osmani.
Ajo është rikthyer me zakonin e saj të vjetër, për t’u shtrirë në skenë. Teksa bënte prezantimin e surprizës për banoren e re Kleodiana, Arbana është ulur në skenë. Kjo mesa duket edhe për t’u çlodhur por edhe për të tërhequr disi vëmendje. (J.V/Shuplaka)