Në puntatën e kaluar të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani u shfaq me një kombinim fantastik “e gjelbër tërfili-magenta” nga Elisabetta Franchi dhe fill pas kësaj, ndjekës të shumtë në rrjetet sociale shkruanin se “duket sikur është shtatzënë”.
Për hir të së vërtetës, detajet duken të çuditshme. Së pari, në pjesën më të madhe të kohës, regjia (nën drejtimin e Eduart Grishajt, partneri i Arbanës) kujdeset që moderatorja të ketë përgjithësisht një plan bust.
Arbana mban gjatë gjithë kohës skaletën përpara barkut, edhe kur qëndron ulur.
Në ato pak raste kur kamera nxjerr në pah barkun e moderatores, vihet re një rrumbullakosje e lehtë.
Anabel.al kontaktoi me Arbanën, e cila u shpreh se “është fundi shumë i ngushtë”.