Të gjithë në ‘’Top Chanel’’ dhe të gjithë mjaft të angazhuar në programet që drejtojnë. Dikur miq shumë të afërt mes tyre, ndërsa kohët e fundit janë parë së bashku më pak publikisht. Të paktën të katërt përnjëherësh.
Është fjala për Arbana Osmanin, Xhemi Shehun, Eno Popin dhe Ledion Liçon. Ata janë rimbledhur si dikur, ndoshta për këtë ka shërbyer edhe ditëlindja e pak ditëve më parë e Arbanës.
Kujtojmë se Xhemi dhe Arbana janë shumë të afërta mes tyre, pasi i bashkojnë tashmë dhe shoqëritë që fëmijët e tyre kanë krijuar, ndërsa dy djemtë njëri i bërë baba pak kohë më parë dhe tjetri ende jo duket se i bashkojnë ato vitet së bashku nën drejtimin e emisionit të mëngjesit. (E.K/SHUPLAKA)