01:01 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk kemi marrë asnjë lekë”, naftëtarët nxjerrin zbuluar Ahmetajn: Ministri i fatkeqësisë, na është bërë verem

08:49 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Arben Ahmetaj ngop me ”lugën bosh” naftëtarët. 2 javë pas premtimit live, kokërr leku në llogaritë e tyre

Ministri Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” se 720 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballash kanë marrë pagën e luftës. Por në një prononcim për Fax News, naftëtarët e Ballshit kanë deklaruar se nuk u ka kaluar asnjë lekë në llogaraitë e tyre bankare. Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh për Fax News në një lidhje telefonike se nuk ka kaluar asnjë lekë, ndërsa shtuan se Ahmetaj vetëm i mashtron dhe iu është kthyer në ‘verem’.

“Në këto momente që flasim deklaroj se nuk ka kaluar asnjë lekë në numrin e llogarive tona. Asnjë lekë nuk ka kaluar në numrin e llogarisë së punëtorëve. Në flasim në emër të 870 punëtorëve të rafinerisë dhe unë po e konfirmoj në këtë moment që flasim bashkë nuk ka asnjë lekë. Jam çuditur dje nga ministri Ahmetaj ku tha kemi marrë lekët. Ky është ministri i fatkeqësisë kur thotë se ju kemi kaluar lekët, a ka ka pyetur ne, të vijë dhe të shohë llogaritë.

Unë e dëgjova mbrëmë ministrin dhe ai tha i kanë kaluar pagën 720 ne punëtorëve i kanë marrë lekët. Asnjë nga ne nuk deklaron se ka marrë lekët. Në llogaritë tona nuk ka kaluara asnjë lekë. Tani nga e ka marrë këtë informacion ministri, se neve nuk na ka kalua asnjë lekë. Dëgjuam ministrin, sot në mëngjes në orë 7 kam futur kartën në llogarinë time dhe kisha 0 lekë në llogari. Nuk është e vërtetë është gënjeshtër.

Ne nuk dimë asgjë, nuk kemi marrë asnjë lekë. Kemi dëgjuar në tv ai na është bërë verem ne nuk është ministër. Ai është verem, e di shumë mirë ai se çfarë do të thotë. Zoti ministër pse kanë dalë këtu në shesh, ti kishim marrë lekët do të rrinim në shtëpi. Ata abuzojnë me emrin tonë, presin shumë fatura me emrin tonë. Kemi kaluar në ekstrem duke marrë bukë borxh. Të vijnë të na kontrollojnë a kemi telefona a kemi makina. Kam dy fëmijë student pa punë dhe jemi në borxhe për të marrë bukën”- thane naftëtarët.

Naftëtarët janë ngopur me premtime boshe prej disa muajsh, ndërkohë që mashtrimi i radhës është ai për pagën e luftës, i bërë në çdo dalje televizive nga ana e ministrit Ahmetaj, që në fakt derimë tani nuk ka para në llogaritë e naftëtarëve. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Arben Ahmetaj
Pas

Shefi i Epidemiologjisë në Suedi: COVID-19 mund të ketë mbërritur në Evropë që prej muajit…

Para

Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Tiranë, vihen në pranga dy punonjës të firmës

Para
VIDEO/ Asnjë i ndaluar për ngjarjen tragjike te “Fusha e Aviacionit”, Fax News brenda kantierit ku gjeti vdekjen makabre punëtori 63-vjeçar (EMRI+VIDEO)

Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Tiranë, vihen në pranga dy punonjës të firmës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.