02:39 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse nuk firmos Arben Ahmetaj? Ngurimi i qeverisë kur turqit janë gati, valixhja e premtimeve boshe për rindërtimin e Kurbinit

20:58 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse nuk firmos Arben Ahmetaj? Ngurimi i qeverisë kur turqit janë gati, valixhja e premtimeve boshe për rindërtimin e Kurbinit

Familjet që mbetën në qiell të hapur për shkak se shtëpitë e tyre u rrënuan nga tërmeti i datës 26 nëntor, prisnin që të hynin në shtëpi të re brenda vitit. Për këtë mes donatorëve ishte edhe qeveria turke e cila do të ndërtojë 500 njësi banimi. Projekti, punëtorët dhe materialet, do të ishin të gjitha të qëverisë turke.

Por, lejen për ndërtim duhet ta firmosi ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj për të dhënë tokën. diçka e tillë nuk ka ndodhur pavarësisht se edhe ky i fundit është prononcuar me mburrje madje në shumë raste se gjithçka do të bëhet në kohë rekord dhe me transparencë të plotë.

pandemia i ka mbyllur brenda dyerve të shtëpisë shumicën e shqiptarëve, por ata që nuk kanë çati mbi kokë për shkak të pasojave të tërmetit kanë qenë çështje jo parësore për qeverinë, teksa kjo e fundit e ka bërë zakon që kur në mes të tragjèdisë ndodh një tragjèdi tjetër, harron të parën dhe merret me të dytën, mos e dhëntë Zoti të ndodh ndonjë tjetër akoma.

Familjet e dëmtura nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe që e kaluan dimrin në çadra në arastet më të mira, kishin shpresën se në fillim të muajit korrik do të hynin në shtëpitë e reja të ndërtuara nga qeveria turke.

Premtimi që u bë kur u nënshkrua marrëveshja mes qeverisë Shqiptare dhe asaj Turke për ndërtimin e 500 njësive të banimit, kopshtit, shkollës, qendrës shëndetësore por edhe një xhamie, u tha se çdo gjë do të mbyllej për 6 muaj. Në 10 janar u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit, ku ministri turk i mjedisit dhe urbanistikës Murat Kurum deklaroi se puna do të fillonte që në fund të janarit dhe se në krye të 6 muajve, mjafton që qeveria shqiptare të japë tokën në qytetin e Lacit dhe gjithçka do të ishte gati.

Çfarë ndodhi që hedhësi i firmës, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ende nuk ka plotësuar kushtet e marrëveshjes, për të dhënë hapësirën, ku do të ndërtohet lagjja nga qeveria turke?

Jemi thuajse 6 muaj nga dita kur tërmeti rrënoi shtëpi dhe objekte  publike dhe ende nuk ka asnjë themel të hapur për të ndërtuar shtëpitë, ku banorët vazhdojnë në jenë përjashta me çadra?

Çfarë e ka penguar ministrin e rindërtimit që të japë dritën jeshile për të bërë ndërtimet që i kanë marrë përsipër palët e treta për të ndërtuar, dhe jo më ato që qeveria vetë duhet të ndërtonte?

Ministri turk deklaroi: “Me dorëzimin e truallit, siç tha edhe ministri i nderuar, ne së bashku do të fillojmë me ndërtimin e 500 njësive të banimit deri në fund të janarit. Ne duam të zbatojmë një projekt me ndërtesa tre ose katërkatëshe, krahas katit përdhes, të përshtatshme me kulturën e Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë, të cilat do ta reflektojnë mënyrën e jetesës nëpër lagje…Duke filluar nga fundi i janarit, ne shpresojmë të përfundojmë projektin brenda gjashtë muajve dhe t’ia dorëzojmë shtetasve shqiptarë sa më parë që të jetë e mundur”,

Është mesi i muajit maj dhe ende nuk ka asnjë dorëzim trualli për të filluar ndërtimin e njësive të banimit ndërsa Ahmetaj del nëpër studiot televizive me valixhet në duar thua se shqiptarët e pastrehë u jep shpresë valixhja e tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë, ‘shpërthen’ Robert Budina: Nuk do t’ju lëmë të flini, rri një muaj pa bukë dhe nuk lëshoj…

Para

Për ku do të vrapojë në përfundim të pándemisë? Aktorja Zamira Kita zbulon për kë e ka marrë malli

Para
Për ku do të vrapojë në përfundim të pándemisë? Aktorja Zamira Kita zbulon për kë e ka marrë malli

Për ku do të vrapojë në përfundim të pándemisë? Aktorja Zamira Kita zbulon për kë e ka marrë malli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.