Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaron së është ulur niveli i papunësisë në vend, madje edhe tek të rinjtë. Sipas ministrit, Reforma në Drejtësi dhe rritja e punësimit nuk mund të jenë kurrë të ndara, prandaj shprehet se mazhoranca siç po këmbëngul për Reformën në drejtësi, do bëjë të njëjtën gjë për zgjerimin e punësimit.
Megjithatë, Ahmetaj shprehet se është i ndërgjegjshëm se ka ende shumë të papunë që kanë nevojë për një mundësi.
“Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë, e për këtë ne e dimë se përpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi. Prandaj, ashtu siç këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.”, shkruan Ahmetaj.
STATUSI I PLOTË I AHMETAJT:
Ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe për ekonominë. Në një vit, është ulur ndjeshëm papunësia nga 17.3% në tremujorin e katërt 2015, në 14.2% në fund të vitit 2016. Reformat po funksionojnë!
Lajmi tjetër i mirë është dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë.
Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë, e për këtë ne e dimë se përpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi. Prandaj, ashtu siç këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.
Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi, janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve. Reforma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara. (D.D/Shuplaka)