Koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj ka shpjeguar se si do të funksionojë paketa e masave të ndërmarra nga qeveria për shtresat e ndryshme të qytetarëve.
Ahmetaj tha se paketa ishte fokusuar në tre grupe dhe kryesisht tek qytetarët në nevojë.
“Grupi i parë është biznesi i vogël, me xhiro nga zero deri në 14 milionë. Që do të marri një pagë minimale nga buxheti i shtetit, ku parashikohne 60.422 persona me pagën minimale 260 mije leke të vjetra dhe do të marrin një pagë gjatë gjithë kohës së luftës. Nëse një burrë dhe një grua janë në një dyqan. Burri deklaron pagën e vet që është gjithmonë pranë pagës minimale, gruaja është e regjistruar si e punësuar në dyqan.
Ne kishim një ide, të ndërhynim vetëm tek ata që janë të regjistruar apo të shkonim një hap përtej në formë solidariteti në këtë luftë dhe Kryeministri vendosi të përfshinte edhe 30 mijë persona të punësuarit pa pagesë, duke i garantuar atyre gjatë periudhës së luftës, pagën minimale për të dy. Grupi i dytë janë familjet e ndihmës ekonomike, që do të marrin dyfishin e vlerës që marrin sot. Kategoria e tretë, ata që marrin pagesë papunësie që është 145 mijë lekë të vjetra dhe këtyre ju dyfishohet. Jemi duke ndërhyrë tek shtresat në nevojë. Ka dhe një paketë ushqimore që ndihmon qytetarët në nevojë, në komunitete të privuara. Ndihmon pensionistët të mos dalin”, tha Ahmetaj