Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sot në orën 10:00 do të zhvillojë një mbledhje me rend dite për dhënien e madatit të deputetit të Kuvendit të Partisë Socialiste në Qarkun Fier, Arben Cukos . Çuko mban mandatin e deputetit por vetëm disa ditë më pare ai u emërua Drejtor i Burgjeve.
Kryeministri Rama vendosi që të emërojë Arben Çukon në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Ky vendim i Ramës u pasua nga një kërkesë që Çuko i bëri Kuvendit për të lënë mandatin dhe kjo detyroi KQZ-në që t’i rikthehej edhe njëherë listave të PS-së në qarkun e Fierit.
Sipas KQZ-së mandatin që lë Çuko do ta marrë Artur Çobani, i cili në 2013 ishte i 13-ti në listë. Ai do të jetë deputet vetëm për 41 ditë, pasi në 4 shtator mblidhet Kuvendi i ri. (J.V/Shuplaka)