Në rubrikën Intervistë në emisionin “Thumb” i fturi i radhës ka qenë aktori Arben Derhemi. Arben Derhemi mbahet mend për numrin e madh të roleve që ka patur në teatër, e normalisht nuk mund të harrohet Flori i “Njerëz dhe Fate”.
Gjatë intervistës ai është shprehur se fëmijët e vegjël po shkatërrohen nga kurset e aktrimit që ndjekin. Madje sipas tij nëpër botë nuk ka kurse aktrimi për fëmijët e vegjël, sepse fëmijës po deshe ti mësosh disa gjëra e dhunon dhe e bën ose një burrë të vogël ose një grua të vogël. Madje ai ju bën thirrje prindërve që të mos i çojnë në këto kurse.
Fatma e ka pyetur më tej, në qoftë se Leonard Bombaj është duke i shkatërruar fëmijët ose ndryshe filizat e reja dhe Beni kishte një përgjigjie pohuese për këtë.
“Pikërisht! Ai i ka shkatërruar fëmijët e vegjël që dalin në skenë dhe bëjnë si burra e si gra. Pse duhet ta bëjnë këtë?”- ka thënë aktori.