Në sheshin përpara Teatrit Kombëtar ka mbërritur para pak minutash dhe Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe ish-ministër në qeverinë socialiste.
Ai ka mbështetur artistët dhe iu ka bërë thirrje Erion Braçes, Pandeli Majkos dhe Gramoz Ruçit që të reagojnë për këtë situatë të paprecedentë.
Malaj u shpreh se një zgjidhje e përkohshme do të ishte që të nënshkruhej një marrëveshje mes artistëve dhe qeverisë, që të ndalohej hyrja e personave të paautorizuar në Teatër, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, që nënkupton rikosntruksionin e Teatrit.
“Të dashur protestues dhe police. Kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës. Ministria e Kulturës të heqë policët nga institucioni. Ministri Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojne një vendim qarkullues.
Të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta. Nëse qeveria nuk e bën, vendim qarkullues për mos prekjen e teatrit i takon kuvendit, Gramoz Rucit të mbledhë deputetet, te mundesohet ndalimi i ndëryrjes tek Teatri. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë zgjidhjen më të mirë”, u shpreh Malaj.
Çpo ndodh prej mëngjesit te Teatri Kombëtar:
Ajo që artistët i trembeshin prej më shumë se një viti po ndodh mëngjesin e sotëm. Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe po nisin aksionin për prishjen e tij.
Pavarësisht pranisë së dhjetra qytetarëve, duket se policia e rendit dhe ajo bashkiake janë të vendosura për të zbatuar urdhërat e dhëna nga lart.
Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.
(E.K/Faxweb.al)