Ish-ministri Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ ka komentuar kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 2’ si dhe shkrirjen e disa ministrive.
Sipas tij shkrirja e disa ministrive nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri të vogël, pasi ka faktorë të tjerë për ta përcaktuar.
“Ministria e Ekonomisë nënkupton sektorët realë të ekonomisë, por ka raste që ministrisë Ekonomisë i jepet edhe biznesi. Unë kam merak që të mos ketë mbivendosje ashtu siç ndodhi në mandatin e parë.
Fakti që është reduktuar numri i ministrive nuk do të thotë se kemi qeveri të vogël. Janë disa tregues që të bën të kuptosh nëse është qeveri e vogël apo jo. Nuk përcaktohet nga numri i ministrave, por sa është në total, sa shpenzohet etj”, tha Malaj.
(S.SH/Shuplaka)