13:26 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arben Shkodra: Shqipëria t’i kushtojë vëmendje taksës së Kosovës ndaj Serbisë, ja arsyet

10:39 | 29/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arben Shkodra: Shqipëria t’i kushtojë vëmendje taksës së Kosovës ndaj Serbisë, ja arsyet

Sekretari i përgjithshëm i bashkimit të prodhuesve shqiptarë, Arben Shkodra ka folur në një intervistë për gazetaren e ‘Fax News’ Mirilda Tili në lidhje me vendimin e Kosovës për të vensosur taksën 100% të produkteve serbe dhe boshnjake dhe si do të ndikojë ky vendim në ekonominë shqiptare.

Shkodra duke u ndalur te vendimi i qeverisë së Kosovës theksoi se ky vendim ka një prapavijë strategjike për shkak të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket Shqipërisë ai tha se ky vendim i Kosovës duhet të shikohet me shumë vëmendje për disa arsye.

“Ne kemi qenë të angazhuar jo vetëm me çështje e prodhimit vendas por edhe marrëdhëniet mes prodhuesve të Kosovës, Maqedonisë perëndimore dhe Shqipërisë. Për këto arsye ka dhe një forum të konsoliduiar të këtyre prodhuesve që kanë diskutuar shpesh dhe gjatë për tregjet tona që të ishin jo vetëm komplomentare por edhe të krijonin një model unik për tju qasur tregut rajonal por edhe atij global, diskutime të kësaj natyre janë bërë dhe ka patur goxha ide për mënyrën se si mund të konsolidoheshin produktet shqiptare, të trevave shqiptare me qëllim që të aksesonin në tregjet e tjera. Natyrisht që edhe ne jemi të surprizuar me vendimin e qeverrisë së Kosovës, në gjykimin tim personal ky është një veprim me prapavijë strategjike që qeveria e Kosovës e merr në një moment të caktuar, është një moment i caktuar për sa i përket marrëdhënies që qeveria e Kosovës ka jo vetëm me fqinjët, pasi kemi parë tërheqje njohjesh të Kosovës, bllokim në INTERPOL nga ana e Serbisë, kemi parë më parë edhe diskutim për definim të kufijve, pra kemi një marrëdhënie të re. Mendoj se gjithcka ka ardhur si pasojë e dinamikave tregtare të hershme, por së fundi duhet të jenë bërë edhe më konkrete, kam parasysh këtu njohjen ose jo të targave të mjeteve të transportit të rëndë që shkonte drejt Serbisë, kam parasysh për barriera e tjera tarifore e jo tarifore nga Serbia, të gjitha këto kanë çuar në një dinamikë të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo dinamikë e re ka bërë që Kosova të marrë këtë vendim. Gjithsesi ne duhet të jemi shumë korrekt me atë çfarë ne kemi sot profilin tonë si shtet në rajon dhe në botë, profili ynë është i një shteti që ka pranuar që të aderojë në shumë marrëveshje dhe konventa, traktate, ne si Shqipëri kemi aderuar duke filluar që nga OBT-ja MTL-ja, MTL-ja me Turqinë dhe më pas EFTA dhe CEFTA. Së fundi po diskutojmë për një zonë të përbashkët ekonomike rajonale, dua të them se ne duhet ti respektojmë këto marrëveshje. Unë besoj se Kosova para se të merrte një vendim të tillë e ka marrë në shqyrtim aderimin e saj në konventë ose jo. Besoj personalisht se sot Kosova po vendos një pozicion tjetër në lidhje me gjithçka që po negocion jo vetëm me Serbinë por edhe me BE-në. Unë besoj se ka vendosur pozicionin më të lartë negociues.

Por të kthehemi tek prodhuesit shqiptarë, Shqipëria duhet ta shohë me shumë vëmendje këtë dinamikë për shumë arsye, e para se Kosova është një shtet fqinjë, e dyta se është një shtet fqinjë kufitar shqipfolës, e treta se ne në këta zonë ekonomike rajonale që kemi pranuar që të jemi, duhet ta shohim me dinamizëm se jemi pjesë e procesit të Berlinit dhe në një moment të caktuar do na duhet të përballemi me këtë situatë dhe do na duhet që të marrim një qëdrim të qartë dhe të prerë në lidhje me ecurinë e kësaj dinamike. Ne si prodhues po e shohim me shumë interes këtë situatë. Jemi të pakënaqur që në mbledhjet e qeverisë nuk kishte të pranishëm klube të prodhuesve, madje duhet të ishin më përpara. Pasi disa prej marrëveshjeve të arrituras i kemi hedhur ne si ide, duhet të ishim pjesë e konsultimeve qoftë edhe e jshtë kamerave”, u shpreh Arben Shkodra për ‘Fax News’.

Ndër të tjera ai deklaroi se Kosova është një treg shumë i mirë, për shkak të “patriotizmit ekonomik”, dhe bizneset shqiptare duhet ta shohin me shumë interes. Ai tha se pavarësisht se çfarë ndodh në Kosovë duhet të analizohet mbështetja që qeveria shqiptare duhet ti japë markës “Made in Albania’ për të rritur më shumë prodhimin dhe eksportin. (B.H/Faxweb)

Intervista e plotë:

Etiketa: Arben Shkodrataksa e Kosoves ndaj Serbise
Pas

Plas sherri në takim, veterani i kërkon llogari prefektit të Shkodrës: Si e lejon Voltana Ademin që të… (Video)

Para

Politika feston e ndarë: Rama-Meta-Ruçi kryejnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Para
Politika feston e ndarë: Rama-Meta-Ruçi kryejnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Politika feston e ndarë: Rama-Meta-Ruçi kryejnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.