Personazhi i njohur, Arbër Çepani, ka kujtuar kohët kur së bashku me Albin Kurtin zhvillonin bisedimet me studentët e universiteteve të Tetovës, Prishtinës, Mitrovicës për të diskutuar mbi çështjet që i ndanin dhe i bashkonin shqiptarët.
Sipas Çepanit, në atë kohë njerëzit e konsideronin Albin Kurtin si një ideslist që kurrë nuk do të arrinte të çante bllokadën.
Ai thotë se sot pas 9 vitesh Albin Kurti ka shkruar historinë duke dalë forcë e parë me Vetëvendosjen në Kosovë.
SHKRIMI I ÇEPANIT:
9 vite më parë me Albin Kurtin! Kur bashkë me të, kryenim takime me studentët e universiteteve të Tetovës, Prishtinës, Mitrovicës për të diskutuar mbi çështjet që i ndanin dhe i bashkonin shqiptarët! Njerzit e konsideronin thjesht si një idealist që nuk do të arrinte kurrë të çante bllokadën e establishmentit tradicional! Sot, pas 9 vitesh, ai ka shkruar historinë e politkës në hapsirat shqipfolëse! Një grupim i vogël fillestar idealistësh, që arritën të sfidonin plagët e të së kaluarës dhe të votohen si forcë e parë në Kosovë! Qoftë shëmbulli yt një frymëzim dhe leksion për të gjitha hapsirat shqipfolse Albin! Faleminderit, që na dhurove lluksin të besojmë, që nuk ka forcë, që mund të ndalë dëshirën për të nisur një kapitull të ri, kur njerzit bëhen bashkë! (B.H/Shuplaka)