Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Cekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun në Gjykatën e Posaçme, ku ishte parashikuar mbrojtja dhe vendimi.
Shkak u bë mungesa e njërit prej antarëve të trupit gjykues, gjyqtarja Ilirjana Olldashi.
Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg, që në rast dënimi do të konvertohej me 14 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për Donald Lushajn është kërkuar 16 vite burg, që do të konkretizohej me 10 vite burg si pasojë e gjykimit të shkurtuar dhe Armando Pezaku 13 vite që përkthehen në 8.
Çekaj akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, ndërsa për rreth një vit u mbajt i arrestuar në Gjermani, derisa u vendos ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.