08:25 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ARBITRAZH/ Prokurorja del mbi gjykatën, kërkon burgosjen e qytetarit të cilit i është ‘rrëmbyer’ prona

21:57 | 12/06/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ARBITRAZH/ Prokurorja del mbi gjykatën, kërkon burgosjen e qytetarit të cilit i është ‘rrëmbyer’ prona

Vendimi i komitetit ekzekutiv është marrë në vitin 1958, ku përveç marrjes së sasisë së tokës truall të ndjerit Sabri Shefa, në të njëjtin proces verbal, ka vendime edhe për shtatë shtetas të tjerë.

Më këto vendime gjyqtarja  Xhili, kërkon të asgjësojë dokumentin individual të Shefës, kur ky dokument është në arkivën e shtetit dhe ka vendimet që janë marrë për shtatë qytetarë të tjerë të Lushnjës, të cilët nuk kanë qenë as persona nën hetim dhe as kanë pasur dijeni për  gjykimin.

Pas vendim të gjykatës Lushnjë, shtetasi Sefedin Shefa ka apeluar vendimin në gjykatën e Apelit Tiranë, duke kërkuar pafajësinë, kjo pasi vendimi është marrë në kundërshtim të ligjit. Theksojmë që  çështja për të cilën hetoi prokuroria e Lushnjës është përdorur si artific për të pezulluar gjykimin civil pasi ezaurimit të gjitha përpjekjeve të Ferit Tabakut për të mos lejuar çuarjen përpara të gjykimit civil sepse nënvizojmë faktin që  ka një vendim të formës prerë me datën 03. 02. 2015.

Vendimi i cili edhe pse i është bërë rekurs nga Ferit Tabaku, Gjykata e Lartë dhe kolegji penal i kësaj gjykate me dt. 10. 09. 2015 ka vendosur mos pranimin  e rekursit. Pasi në vendimin e kësaj gjykate në paragrafin e tretë të këtij vendimi shprehet “Se dokumentet e paraqitura nga ana e Ferit Tabakut janë të falsifikuara“.

Prokurorja Merita Selimi edhe pse në dijeni të këtij vendimi, i mori vendim bazuar mbi këto dokumente të falsifikuar dhe që ishte kërkuar asgjësimi i tyre. Gjatë procesit gjyqësor gjykata nuk mori parasysh faktin që dokumentet  për të cilën akuzohej Sefedin Shefa nuk janë përdorur nga ana e tij edhe pse dokumenti për të cilën akuzohej nuk u vërtetua nga akuza apo më pas nga gjykata si i falsifikuar.

Pas dhënies së vendimit nga ana e gjykatës Lushnjë, Sefedin Shefa apeloi vendimin në gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë duke kërkuar pafajësi. Ndërkohë që prokurorja Merita Selimi ankimoi vendimin e gjykatës Lushnjë pjesërisht, duke kërkuar dënimin me burgim të Sefedin Shefës. Pasi sipas saj shtetasi Sefedin Shefa paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Interesant është fakti  që megjithëse prokurorja Merita Selimi kundërshton vendimin e gjykatës Lushnjë të dhënë me datë 16.03.2023, duke apeluar  vendimin e gjykatës Lushnjë, ajo me datë  02.05.2023 ka dërguar urdhrin ekzekutimi për shtetasin Sefedin Shefa, i cili sipas saj duhet të paraqitet në zyrat e shërbimit të provës me datë 05. 05. 2023 edhe pse vendimi i gjykatës shkallës parë Lushnjë nuk ka marrë vendim të formës prerë.

Takimi në zyrën e shërbimit të provës:

Denoncuesi– Me datë 8 erdha edhe një herë këtu…

Inspektori shërbimit provës- Kush jeni, kush jeni?

Denoncuesi– Sefedin Shefa jam.

Inspektori shërbimit provës- Më jep një kartë identiteti, nuk mund të flas me dikë në qoftë se nuk e identifikoj.

Denoncuesi – Unë jam personi dhe po vij me letrën tuaj. Unë kam dërguar një letër në rrugë postare dhe letra është kthyer me firmë tek mua.

Inspektori shërbimit provës- Nuk mund të flas se mund të jesh ti, mund të jetë vëllai jot. Ne bëjmë procedurën ligjore.

Denoncuesi – Çfarë procedure? Edhe unë ligjore ta solla letrën këtu, nuk e mbajte e dërgova në rrugë postare.

Drejtoresha e shërbimit provës  – Çfarë ke?

Denoncuesi – Ndoshta nuk më njihni ju, po shkoj të marrë kartën (identitetit) a si të doni ju?

Drejtoresha e shërbimit provës  – Për efekt institucional dhe zyrtarë do paraqitesh me dokument identifikimi.

Denoncuesi – Ke të drejtë. Në qoftë se nuk doni të prisni shkoj e marr dhe vij. Tani një sqarim të vogël kam tani për këtë letrën tuaj.

Drejtoresha e shërbimit provës- A u sqarove me Desartin, po të dëgjoja.

Denoncuesi – Po se ka ai emrin këtu, e keni ju. Me datën 9 ka ardhur me rrugë postare, një kërkesë e imja këtu dhe më është kthyer përgjigjja mua se është marrë letra dhe është firmosur nga një nëpunës i juaj këtu.

Drejtoresha e shërbimit provës- Po, ti ke bërë një kërkesë ankimore që e ke bërë për dijeni

Denoncuesi– Po

Drejtoresha e shërbimit provës- Për dijeni

Denoncuesi– Po

Drejtoresha e shërbimit provës- Fakti që është për dijeni, nuk është direkt për ne. Është për institucion tjetër…

Denoncuesi – Nuk duhet të më ktheni përgjigje?

Drejtoresha e shërbimit provës- Jo pra

Denoncuesi– Domethënë nuk ka efekt këtu tek ju.

Drejtoresha e shërbimit provës – Ne thjesht kemi dijeni. Ju jeni drejtuar prokurorisë me një kërkesë e kemi marr e kemi future në dosje aty është kërkesa.

Denoncuesi– Mua më intereson  nëse ka efekt kjo letër që keni marr për të më kthyer përgjigje?

Drejtoresha e shërbimit provës- Për efekt për përgjigje nuk ka.

Denoncuesi – Ja ku është letra e prokurorisë ma dha punonjësi i policisë jua ka sjellë edhe ju.

Drejtoresha e shërbimit provës- Për dijeni degës së shërbimit provës. Thjeshtë marrim dijeni për veprimet që po bëhen. Si mbas hapave.

Denoncuesi – Faleminderit. Unë mendoj se duhet të më ktheni përgjigje.

Drejtoresha e shërbimit provës- Ne kemi dijeni e kemi marr është e administruar dhe është në dosje kërkesa.

Denoncuesi – Ashtu?

Drejtoresha e shërbimit provës- Po, po

Pas

Aktivitetet që na ndihmojnë të plakemi shëndetshëm

Para

Trump mbërrin në Florida, përballet me aktpadinë në rastin e dokumenteve të klasifikuara

Para
S’kanë fund telashet! Trump braktiset nga avokatët, heqin dorë nga ndjekja e çështjeve

Trump mbërrin në Florida, përballet me aktpadinë në rastin e dokumenteve të klasifikuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

Cunami në Japoni/ Valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.