Arbitrazh ka vijuar denoncimin e tij me një tjetër rast denoncimi. Objekt i denoncimit ka qenë pikërisht një zbatim i vendimit të gjykatës për 30 metra katrorë tokë, por që nuk është zbatuar si duhet nga zyra përmbarimore LDC, e cila sot është në pritje të marrjes së vendimit nga ana e Ministrisë Drejtësisë, për heqjen e licencës.
Si rezultat i këtij zbatimi të vendimit të gjykatës, për 30 metra katrorë që është edhe oborri i vetëm i një pallati në rrugën “Muhamet Gjollesh” u vra një ish-mësues i pafajshëm, vetëm se kërkoi të ulej zëri, pasi pronari kësaj sipërfaqe toke Alban Mneri, nisi të ofendonte dy vajza që kishin lënë makinën në oborrin e pallatit.
Ndërkohë që policia e shtetit merret vetëm me dokumentimin e rastit, prokurori duhet të hetojë për shkaqet që sollën pasojat, por edhe organet administrative, duhet të rishikojnë vendimet e tyre, pikërisht në momentin që ata vihen në dijeni të shkeljeve ligjore, për të berë të mundur edhe reagimin institucional brenda kornizave ligjore.
Ka qenë Mimoza Krasniqi, që ka denoncuar në Arbitrazh, e cila shprehet: Para pak ditësh më ka ardhur nga zyra e tatimeve një faturë, që unë duhet të paguaj 7 milion lekë të vjetra, për një lokal dhe një garazh makinash që unë i posedoj, por nuk i kam në shfrytëzuar.
Që nga viti 1993 e deri në 2015 i kam pasur të hapura të dyja dhe i kam paguar të gjitha detyrimet tatimore. Në vitin 2015 zyra përmbarimore LDC m’i ka bllokuar të dyja bizneset, ku në hyrje të garazhdit më ka vendosur një mur dhe te lokali më ka hequr shkallët ku ngjiteshin njerëzit.
Zyra përmbarimore, ka deformuar një vendim të gjykatës së Apelit Tiranë të datës 16.06.2014, e cila ka vendosur: Lirim dhe dorëzim trualli, të një sipërfaqeje prej 30 metra katror. Një vendim i cili nuk ka qenë në vijën ndarëse të objektit që unë posedoj por në anën tjetër dhe fatkeqësisht zyra përmbarimore LDC ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke më bllokuar bizneset edhe pse vendimi i gjykatës nuk më cenonte bizneset.
Që në momentin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës nga LDC, i kam kërkuar kësaj zyre të më japë dokumentacionin që më takon si palë e dëmtuar, por ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar. Kam reaguar për të mos lejuar vazhdimin e punës së zyrës përmbarimore në objektin tim dhe jam shoqëruar në komisariatin e policisë Nr.2 në Tiranë.
Pasi jam mbajtur për disa orë, deri sa zyra përmbarimore më bllokoi biznesin. Me të dal nga aty kam njoftuar edhe drejtorin e tatimeve që më është bllokuar biznesi, por me të drejtë ata kërkonin dokumentacionin që zyra përmbarimore kishte bërë në momentin e zbatimit të vendimit të gjykatës. Megjithatë unë kam lënë deklaratën time me shkrim se aktiviteti është i mbyllur. U deshën dy vite, pasi denoncimit tim tek SHÇB, që unë të merrja informacionin për veprimet përmbarimore, më saktësisht të merrja deklaratën e zyrës përmbarimore LDC, mbi zbatimin e vendimit të gjykatës së datës 16.06.2014.
Në proces verbalin e përmbarimit, nuk është shkruar asgjë mbi veprimet që janë bërë në terren, nuk është pasqyruar as heqja e shkallëve të lokalit dhe as vendosja e murit, në objektin tim, duke bllokuar garazhdin. Punonjësit e policisë që kanë mbështetur përmbarimin, kanë treguar me detaje, punimet që janë kryer nga zyra përmbarimore LDC, punime të cilat nuk ishin në vendimin e gjykatës. Kam 6 vite që kërkoj nga ana e Ministrisë Drejtësisë të shikohet zbatimi vendimit të Gjykatës nga përmbarime e deri tani nuk kam marrë përgjigje. Dua të theksoj një fakt, që nga 83 metra katrorë që paditësi Alban Mneri, gjykata i ka dhënë vendimin vetëm për 30 metra katrorë dhe ARSH e pajisur atë me certifikate pronësie, me një urdhër korrigjimi të lëshuar po nga ASHR në kundërshtim me ligjin.
Fakt të cilin ja kam deklaruar edhe ish-kryeregjistruesit Artan Lame, që ka urdhëruar vartësit e tij me shkrim ta verifikojnë këtë por askush nuk ka marrë një iniciative të tillë. Kjo gjë ka sjellë pasoja, mjafton të them katin që me 1 Gusht 2022, Alban Mneri, ka goditur me grushte një ish-mësues, duke i shkaktuar më pas vdekjen, për një debat për parkim makine.
Në një kohë që oborri para pallatit me vendim bashkie është pronë publike ai është bllokuar nga z. Alban Mneri i cili sot pas vrasjes së ishe mësuesit të pafajshëm është bë burg. Por askush nuk i hap letrat për të parë faktet që ndodhen në dokumentet e kadastrës, që serish nesër mund të sjellin të tjera viktima.
Pas denoncimit të Zj Mimoza Krasniqi, “Arbitrazh” nisi edhe investimin, duke mundur të siguronte edhe proces – verbalin e lëshuar nga ana e zyrës përmbarimit LDC me datë 1.12.2015, në rrugën “ Muhamet Gjolleshi”.
Zyra përmbarimore LDC e mbështetur nga ana e policisë së shtetit, ka bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Apelit Tiranë me numër 1955 e cila ka len në fuqi vendimin vendimi 6883 të datës 16.06.2014, ku ka vendosur “lirimin dhe dorëzimit të truallit me sipërfaqe 30 metra katror në pasurin 361, që i përket Sinan Mënerit”. Ndërsa nuk ka pasuruar punimet që ka kryer për lirimin e kësaj sipërfaqeje toke.
“Arbitrazh” ka siguruar edhe dëshminë e punonjësve të policisë së Komisarit Nr. 2 që kanë marrë pjesë në mbështetje të zyrës përmbarimor LDC me përfaqësues Lefter Cami, ku tregojnë edhe detajet e punimeve të kryera nga punonjësit që kishte marrë përmbarimi për kryerjen e punimeve në terren.
Sipas punonjësve të policisë “ ne kishim detyrë ta siguronim ruajtjen fizike të punonjësve të përmbarimit. Ndërsa veprimet në terren i kanë bërë punonjësit e marrë nga zyra përmbarimore LDC, ku kanë vendosur një mure në oktetin e Z. Ramazan Karsniqi dhe kanë hequr shkallët hyrës për në objekt”.
Ndërkohë që znj.Krasniqi kishte gjashtë vite që kërkonte një grup inspektimi në terren nga ana e Ministrisë Drejtësisë, për të parë veprimet e kryera nga zyra përmbarimore LDC me drejtues Lefter Canin. “Arbitrazh” kontaktoi me zyrën e ankesave pranë ministrisë së Drejtësisë, ku mësohet se “ ankesa e Z. Krasniqi është marrë dhe dhuroi i inspektimit ka vajtur në terren dhe ka verifikuar problemet e ngritura, mbi zbatimin e vendimit nga ana e zyrës përmbarimore LDC.
Sipas përfaqësuesit të zyrës informacionit në Ministrin e Drejtësisë“ kanë qenë pikërisht shkeljet e konstatuara të kryera nga ana e z. Lefter Cani në terren, që kanë detyruar Ministrin e Drejtësisë, të kërkoj edhe heqjen e licencën të zyrës përmbarimore LDC. Ky nuk është rasti i parë që kanë ardhur ankesa për këtë zyrë përmbarimore dhe të gjitha rastet kanë përforcuar mendimin për të marrë këtë iniciative për heqjen e licencës”.
Me datën 1 Gusht 2022 pikërisht në shesh parkimin e pallatit, ky gjykata vendosi lirimin e kësaj sipërfaqe u vra ish mësuesi.
Me datë 9 nëntor 2022, Gjykata e lartë ka rikthyer për gjykim vendimin e marrë nga gjykate shkallës parë dhe më pas e Apelit, me denoncues Sinan Mëneri dhe palë të paditur Ramzan Krasnqi, i cili detyrohej të lironte një sipërfaqe toke truall prej 30 metrash katrorë. Duke hedhur poshtë të gjithë veprimet përmbarimorë të bëra nga ana e zyrës përmbarimore LDC me përfaqësues Lefter Canin.
Ndërkohë që deri tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë për kthimin e kësaj sipërfaqeje në gjendjen që ka qenë dhe ajo vazhdon dhe për më tepër edhe muri i vendosur në pronën e dënueses Mimiza Kransiqi dhe shkallët e hequra nuk janë vendosur.
Ndërkohë që zyra e tatim taksave, ka reaguar lidhur me letrën që i ka dërguar familjes Krasniqi, që duhet të paguaj një faturë prej 7 milion lekësh të vjetra. Sipas specialisteve të tatimeve “kjo fature është fature për objektin që ata kanë, pasi në zërin kadastralë, objekti i z.Ramzan Krasniqi (bashkëshorti i Mimozës) katin nëntokësore e ka të regjistruar parkim makinash dhe katin e parë mbi tokë e ka të regjistruar si objekt ekonomiko social”.
Një faturë e majme kjo po të kemi parasysh që qoftë lokali, por edhe parkimi janë të bllokuara që në vitin 2015.