3 arbitret shqiptare shënojnë një tjetër sukses në karrierën e tyre, pas drejtimit të një ndeshjeje në Women’s Champions League.
Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Koleta Prenga kanë arritur të gjykojnë në arenën ndërkombëtare ndeshjen miqsore Itali-Irlandë për vajzat.
Sfida e luajtur në stadiumin “Viola Park” të Firences, përfundoi me rezultatin 0-0. Arbitret shqiptare patën një performancë shumë të mirë.