20:28 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arbitri i Superiores përfundon në burg, aksidentoi për vdekje një 66-vjeçar në Lushnje

07:30 | 27/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arbitri i Superiores përfundon në burg, aksidentoi për vdekje një 66-vjeçar në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen në Lushnje i ka kushtuar arrestimin gjyqtarit të Superligës Shqiptare.

Gjyqtari Laver Alla përfundon në burg. Gjyqtari i elitës së futbollit shqiptar ka qenë në drejtimin e makinës së tij kur ka përplasur një motoçikletë duke i shkaktuar vdekjen një 66-vjeçari. Në këtë mënyrë, Alla është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë dhe ka përfunduar në pranga.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Qarkut Fier thuhet: “Ditën e djeshme, Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV, ka aksidentuar mjetin motoçikletë tip “Dayang” me targë AP 036 që drejtohej nga shtetasi E.M. 66-vjeçari banues në fshatin Dushk, Lushnjë, ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Laver Alla”, – thuhet në njoftimin e policisë. Është bërë e ditur se arbitri do të gjykohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.

Alla është një prej gjyqtarëve të elitës së futbollit shqiptar ku prej vitesh ka mbajtur peshë në shumë ndeshje të rëndësishme. Tashmë, do t’i duhet të përballet me gjykimin për një ngjarje tragjike ku ka humbur jetën një person dhe rrezikon burgimin deri në 5 vjet. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: arbitriburglaver allaperundon ne burg
Pas

Gjykata vendos sot, Haradinaj: Në rast se ekstradohem Serbisë i përsëritet 1999-ta

Para

Mediat serbe: Si po mbështetet dhe po realizohet me ndihmën e gruas së Erdoganit “Shqipëria e Madhe”

Para
Mediat serbe: Si po mbështetet dhe po realizohet me ndihmën e gruas së Erdoganit “Shqipëria e Madhe”

Mediat serbe: Si po mbështetet dhe po realizohet me ndihmën e gruas së Erdoganit "Shqipëria e Madhe"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.