Sipas raportimeve të bëra nga ‘Futboll Italia’, Gonzalo Higuain është shprehur se është i gatshëm për t’ju bashkuar Chelseas, por kërkon një pagë të lartë.
Përveç kësaj ai ka kërkuar edhe një bonus të majmë nga Juventusi. Sulmuesi pritet të largohet nga bardhezinjët pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos dhe “blutë e Londrës” janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me të.
Sipas raportimeve më të fundit, Higuain është shprehur i gatshëm të bëjë lëvizjen e tij drejt Stamford Bridge.
Argjentinasi dëshiron një pagë prej 7 milion euro neto për sezon duke marrë parasysh që ai fiton 7.5 milion euro në vit në Torino. Përveç kësaj ai ka shprehur se dëshiron një bonus të mirë nga Juventusi për besnikërin e treguar, përndryshe ai do ta refuzojë ofertën për tu larguar. (B.H/Faxweb)