Gazetari Ferdinand Samarxhiu ishte i ftuar ditën e sotme në “Fax News”, për të folur mbi intervistën e zhvilluar gjatë ardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Botërore të Islamit në Shqipëri, Mohamed Bin Abdyl Kerim Elisa.
Samarxhiu e vlerësoi ardhjen e tij në Shqipëri, duke e konsideruar një ngjarje të madhe për vendin tonë, si një model i harmonisë fetare.
“Është një eveniment, një ngjarje e madhe për Shqipërinë e për të gjithë kombin tonë, sepse ai është një nga promotorët e sotëm të një lëvizjeje të re dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm mes besimit dhe bashkëjetesës fetare. Ai është sot zëri fetar i Islamit tolerant dhe mundohet të ndërgjegjësojë globalisht të gjithë njerëzit mbi rolin që duhet të ketë feja tek shoqëria njerëzore.
Kjo vizitë tregon vlerat e vendit tonë, njohjen e vendit tonë nga bota si një vend me tolerancë fetare dhe si një model për diversitetin fetar. Ardhja e tij është një shenjësi e mirë, është një vlerësim i thesarit që ne kemi: harmoninë e jashtëzakonshme,”- është shprehur Ferdinand Samarxhiu.